Faruk Shala - trajneri më i trofeshëm në hendbollin femëror të Kosovës në 26 vitet e pas luftës 

Hendboll

Faruk Shala - trajneri më i trofeshëm në hendbollin femëror të Kosovës në 26 vitet e pas luftës 

Nga: K. Goca Më: 18 maj 2025 Në ora: 15:34
Faruk Shala

Faruk Shala është në piedestalin më të lartë!

Djali nga qyteza e Istogut ka thyer të gjitha tabutë!

E para, me klubin e hendbollit Istogu thyen rekordin që e mbante Kastrioti i Ferizajt me 4 tituj (1999 – 2003) rresht në 21 vitet e fundit.

Rrëzoi perandorinë e rekordit të Kastriotit!

E dyta.,Faruk Shala ka më së shumti tituj si trajner, pesë tituj kampioni të Kosovës.

Faruk Shala me tituj e kalon Valbona Zeqën e cila ka vetëm 4 tituj si trajnere me Kastriotin.

E treta, Faruk Shala ka 13 trofe në vitrina si trajner, pesë tituj kampioni, 6 Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.

E katërta, është trajneri që me Istogun janë të renditur më së larti në ranglistën e EHF-it nga klubet e Kosovës, i 70-ti.

Aq me tepër, Istogu po shënon suksese duke luajtur jashtë qytezës si vendas, 13 kilometra larg, e ku tjetër në Banjë.

Djali që me vashat e tij po e bënë krenarë e të jetojë një qytezë  me tituj kampioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat