Samadrexha ka treguar angazhim e lojëra të mira dhe me pak fat sportiv mbrëmë do të fitonin finalen e dytë të play-off-it por e humbën për një fije të flokut pas vazhdimeve dy herë nga pesë minuta me rezultat 28:25 nga kampioni i ri Istogu.
Samadrexha ka treguar kulturë e organizim në palestrën sportive “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.
Vashat ndihen ballalarte që janë nënkampione të Kosovës.
Po ashtu krenare që fituan zemrat e shumë dashamirëve të hendbollit në Kosovë.
Besnik Basholli, president i KHF Samadrexhës, shpreh fjalë mirënjohjeje me rastin e përfundimit të sezonit 2024/25
“Si President i KHF Samadrexha, kam nderin dhe krenarinë e veçantë t’i drejtohem të gjithë atyre që ishin pjesë e këtij sezoni historik për klubin tonë. Pas shumë përpjekjesh, sfidash dhe emocioneve, e mbyllëm sezonin si Nënkampione të Kosovës në hendboll.
Ky sukses nuk është rastësi – është rezultat i punës, përkushtimit dhe zemrës që e ka ky ekip, që nga stafi teknik deri te çdo lojtare që e veshi fanellën tonë me krenari”, thotë Basholli.
Presidenti i klubit e çmon kontributin e secilës vajzë dhe ndihet krenare që dolën nënkampione kur kihet parasysh që u përballen edhe më shumë lëndime.
“Kam pasur fatin t’i shoh me sytë e mi përpjekjet dhe luftën e vajzave tona në çdo ndeshje. Falënderoj: Goranin, trajnerin që qëndroi gjithmonë në krye me përkushtim dhe profesionalizëm.
Tina, kapitenja jonë, që udhëhoqi skuadrën me zemër dhe përgjegjësi.
Natalija, luftëtare në çdo cep të fushës.
Amanda, krahu i majtë më i mirë në Kosovë – që theu pa numër mbrojtje kundërshtare.
Anisa, portierja jonë e palëkundur.
Mirjeta, plot shpërthim dhe energji.
Aulona, mbrojtësja luaneshe që i dha forcë prapavijës.
Adriola, yll në ardhje dhe thelbësore në titullin e U18-ve si kampione në kadete.
Po ashtu, mirënjohje për vajzat që dhanë kontribut të çmuar në çdo hap:
Marigona, Erza, Arlinda, Bojana, Agnesa, Elisa, Arisa, Halime.
Falënderim të veçantë për Ekremin, sekretarin tonë të përkushtuar;
Agronin, për ndihmën e vazhdueshme;
Lilin, asistentin tonë të pandalshëm; dhe Jakup Gerxhaliun, legjendën e hendbollit kosovar, që ishte gjithmonë pranë nesh.
Sponsorët tanë ishin shtylla që e mbajtën klubin të fortë në çdo sfidë: Komuna e Vushtrrisë, Apetit, CFO Pharma, Exclusiv, Royal Depo, Univers Pharma, Elan, Ujë Rugove, Gentipharm.
Një falënderim të veçantë për Albert Bashollin nga Gjermania – ndihma e tij financiare ishte baraz me sponsorët kryesorë dhe tepër e rëndësishme për ne.
Si President, gjithmonë në krah kam pasur vëllain tim Fisnik, një mbështetje e pakushtëzuar në çdo hap të rrugëtimit.
Tani na pret Evropa – EHF CUP!
Spektakli vazhdon dhe KHF Samadrexha është gati ta përfaqësojë Kosovën me krenari në arenën ndërkombëtare.
Në fund, dua ta theksoj me bindje: Për të udhëhequr duhet njeri i duhur, si president, sponsor dhe njeriu kryesor për suksesin e këtij klubi.
Me dashuri, përkushtim dhe vizion, ne do të ngjitemi edhe më lart.
Faleminderit nga zemra për të gjithë ata që dhanë për Samadrexhën. Kjo është vetëm fillimi. E ardhmja është jonë!”, - ka nënvizuar Basholli.