Rahoveci kampioni i ri i Kosovës, për herë të dytë rresht.
Rahoeci ka triumfuar pas vazhdimeve me rezultat 34:32 (14:13) në ndeshjen e dytë të finales së play-off-it të Kampionatit të Kosovës në hendboll.
Ndeshja në kohën e rregull u mbyllë baras 26:26) dhe shkoi në vazhdime.
Rahovecianët triumfuan me 2:0 në seri të fitoreve të play-off-it.
Atmosferë madhështore, mbi 2 mijë shikues në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, ishin dëshmitarë të një loje me rivalitet të madh që nga minuta e parë e ballafaqimit.
Kastrioti udhëhoqi me rezultat 1:0, 2:1, për t’u rikthyer rezultati në fabor të udhëtuesve.
4:6 në minutën e 9-të. Vendasit me një lojë më të mirë e barazuan rezultatin 12:12 në minutën e 26-të. Rahoveci shkoi në pushim me një gol epërsi (13:14).
Pjesa e dytë nisi me një rivalitet të madh ku vendasit barazuan 14:14 në minutëne 34-të.
Mysafirët treguan më shumë në minutat vijues duke udhëhequr me 3 gola dallim (15:18) në minutën e 40-të.
Ferizajasit ngushtun rezultatin në 17:18 në minutën e 42-të.
Në minutën e 47-të u barazua rezultati 20:20. Dhe 22:22 në minutën e 54-të.
Katrioti në minutëne 55-të kaloi në eprësi me 23:22.
Në minutlne 56-të 24:22.
Në minutëne 58-të barazohet sërish, 24:24.
Ndeshja në kohën e rregull pëërfundoi baras (26.26) dhe shkoi në vazhdime dy herë nga 5 minuta.
Në minutën e 36-të Rahoveci kaloi në epërsi me dy gola (29:31).
Rahoveci ka triumfuar me rezultat 34:32 dhe bëhet kampion i ri.
Gjuka e Alban Haziri i shënuan nga shtatë gola te Rahoveci. Nga pesë i shtuan Mali Luzha e Arbios Mushkolaj, ndërsa gjashtë gola, katër nga penalltia, i realizoi Victor Alonso.
Te Kastrioti nëntë gola i shënoi Deniz Terziqi. Pesë i kishte Lulzim Shabani e gjashtë Yassine Henahen, pesë prej tyre nga penalltia. Pritje të shumta sërish kishte Wadi Chebbi.
Trofeun e kampionit, kapitenit të Rahovecit, Egzon Vuqitërna, ia ndau presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.
Medaljet e arta dhe të argjendta i ndanë nënkryetari i FHK-së, Xhavit Morina dhe anëtari i bordit të FHK-së, Eugen Saraçini.