Radojiçiqi ka qenë i pranishëm mbrëmë në finalen e madhe të Kampionatit të Kosovës në Ferizaj 

Hendboll

Radojiçiqi ka qenë i pranishëm mbrëmë në finalen e madhe të Kampionatit të Kosovës në Ferizaj 

Nga: K.G. Më: 23 maj 2025 Në ora: 19:35
Pamje nga atmosfera në palestrën "Bill Clinton" në Ferizaj

Mbrëmë ishte një mysafir special në finalen e dytë të play-off-it të Kampionatit të Kosovës në hendboll (meshkujt), mes Kastriotit dhe Rahovecit, që u luajt në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Malazezi Zoran Radojiçiq, president i Konfederatës Mesdhetare të Hendbollit, e pa nga afër finalen dhe u mahnit me atmosferën nga mbi 2 mijë shikues.

“Garat e të rriturve i përfunduam të enjten mbrëma me një ndeshje spektakolare, në një atmosferë po ashtu spektakolare në arenën “Bill Clinton” në Ferizaj. 

Me praninë e tyre na nderuan mysafirë të shumtë, duke përfshirë Zoran Radojiçiqin, presidentin e Konfederatës Mesdhetare të Hendbollit, organizatë që përbëhet nga plot 25 federata nacionale”, ka bërë të ditur Edin Kolgeci, president i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat