Pionieret e Istogut U-15 fitojnë medaljen e bronztë!

Hendboll

Pionieret e Istogut U-15 fitojnë medaljen e bronztë!

Më: 27 maj 2025 Në ora: 12:21
Istogu U15

Pionieret e Istogut përfunduar në vend të tretë në Kampionatin e Kosovës.

Një sukses i madh dhe falë së mirë që kanë bërë trajneret Tainara Luna dhe Dijana Ujkiq. 

“Hendbollistet e reja të Istogut kanë zënë vendin e tretë në Kampionatin e Kosovës për grupmoshën U15. 

Në ndeshjen për medaljen e bronztë, të zhvilluar dje në Gjakovë, ato triumfuan ndaj ekipit të Prishtinës me rezultat të ngushtë 26-25.

Nën drejtimin e trajnerëve Tainara Luna dhe Dijana Ujkiq, vajzat treguan paraqitje shumë të mira gjatë gjithë kampionatit, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e tyre në rritje. 

Kjo arritje është dëshmi e qartë se e ardhmja e hendbollit istogas është në duar të sigurta dhe premton shumë për vitet që vijnë”, shkruan në faqen e KHF Istogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat