Braziliania Ferreira do të veshë fanellën e WHC Çair

Hendboll

Braziliania Ferreira do të veshë fanellën e WHC Çair

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 17:01
Isabela De Jesus Klemente Ferreira

Skuadra e WHC ÇAIR ka bërë një përforcim të rëndësishëm në pozicionin e fundorës së majtë (LB) duke nënshkruar me 26-vjeçaren Isabela De Jesus Klemente Ferreira nga Brazili  

Ferreira vjen nga skuadra Alavarium.

Hendbollistja  braziliane tashmë është një hendbolliste e afirmuar në kampionatin e Portugalisë dhe do të jetë një përforcim i madh për Çairin.

Në karrierën e saj, Isabela ishte pjesë e ACISEG/Guarulhos Sorocaba (BRS), Academia de andebol de São Pedro do Sul (POR) dhe Alavarium (POR).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat