Presidenti i FHK-së, Edi Kolgeci: Për tri dekada, ‘Bota sot’ ka qenë më shumë se një medium informimi 

Hendboll

Presidenti i FHK-së, Edi Kolgeci: Për tri dekada, ‘Bota sot’ ka qenë më shumë se një medium informimi 

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 12:16
Edi Kolgeci

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edi Kolgeci, ka uruar vitin jubilar të gazetës kombëtare “Bota sot”.

Kolgeci tha se “Bota sot” është zë i fuqishëm i hendbollit dhe sportit në përgjithësi.

“Në një përvjetor jubilar dhe kaq domethënës, dëshiroj të theksoj rolin e pazëvendësueshëm që gazeta “Bota sot” ka pasur në promovimin, dokumentimin dhe zhvillimin e sportit në Kosovë, veçanërisht të hendbollit.
Për tri dekada, kjo gazetë ka qenë më shumë se një medium informimi.

Ka qenë një tribunë për sportistët, trajnerët, klubet dhe federatat, duke reflektuar me pasion, saktësi dhe përkushtim çdo sukses, sfidë e moment të rëndësishëm në arenën sportive.

Rubrika e sportit në “Bota sot” në krye me z. Kemajl Goca ka qenë një përkrahës i rëndësishëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, duke ndihmuar në promovimin e hendbollit, si dhe në ngritjen e vetëdijes së opinionit publik për vlerat që hendbolli sjell në shoqërinë tonë.

Në emër të komunitetit të hendbollit dhe në emrin tim personal, shpreh mirënjohje për gjithë gazetarët, redaktorët dhe bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të lavdishëm.

Uroj që “Bota sot” të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm i hendbollit dhe sportit kosovar për shumë dekada të tjera”, ka uruar Kolgeci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat