Kryetrajneri i kampiomes së Kosovës në hendboll, Istogu (femrat), Faruk Shala, ka uruar 30 vjetoirin e gazetës “Bota sot”.
Shala është kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.
“Jo rrallëherë, në media të gjitha sportet gjejnë hapësirën e nevojshme, veçanërisht lojërat sportive me dorë.
Është për t’u përshëndetur që këto sporte, aktivitetet dhe rezultatet e tyre, nuk mbesin në hije apo të harruara për sportdashësit, falë angazhimit të gazetarit të përkushtuar, z. Kemail Goca.
Gazeta kombëtare ‘Bota sot’, përmes punës së sajë dhe ekipit redaktues, për 30 vite me radhë ka dhënë një kontribut të madh në informim të saktë dhe ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sportit në përgjithësi, e në veçanti të sportit të hendbollit. Për këtë, i jam mirënjohës dhe gëzon respektin dhe përkrahjen time të veçantë.
Urime për 30-vjetorin, ‘Bota sot’! Ju uroj suksese të pandalshme në këtë fushë kaq të rëndësishme të shoqërisë”, ka uruar Shala.