Istogu me kundërshtar nga Greqia

Hendboll

Istogu me kundërshtar nga Greqia

Më: 15 korrik 2025 Në ora: 11:40
Pamje nga një ndeshje

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu, do të përballet me skuadër greke në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Në shortin e tërhequr të martën, është caktuar që Istogu të luajë me skuadrën AEP Panorama.

Istogu ishte bartës në short, ndërsa Panorama ishte e fundit e ranguar në mesin e skuadrave jobartëse.

Rrjedhimisht Istogu vlerësohet favorit.

Ndeshjet zhvillohen më 27/28 shtator dhe 4/5 tetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat