Bellma Beba, emër i spikatur i hendbollit, që la gjurmë të pashlyeshme në Kosovë, ka paralajmëruar ekipin e Ferizajt për sfidën me italianet Jumi Salerno, ndeshje që luhet në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane (femrat).
Beba e njeh në thelb ekipin nga Italia, pasi që para 11 vitesh ka qenë pjesë e tyre dhe ka luajtur me sukses.
Beba thotë se i uron suksese ekipit të Ferizajt dhe kalim në rrethin e tretë të garave evropiane.

Salerno në vitin 2014, Bellma Beba është e dyta ulur në të majtë
“Salerno janë me vite radhazi kampion dhe fitues i Kupës së Italisë.
Në kohën kur unë isha pjesë e këtij kolektivi, kanë stërvitur dy herë në ditë
Ky ekip ka profesionalizem dhe mbi të gjitha tifozeri të madhe, gjithë qyteti e përkrah”, thotë Beba për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Beba është hendbollistja më e mirë që ka pas Kastrioti i Ferizajt në 26 vitet e pas luftës.
“I uroj Ferizajt që të jetë në fazën e tretë të garave evropiane,
Duhet theksuar se Salerno është klub që ka gjithë stafin, mjekun, fizioterapeut, trajner kondicional, trajner kryesor të taktikës së ndeshjes dhe trajner që e përcjell taktikën e lojës.
Kjo flet për organizimin e klubit”, - ka përfunduar Beba.