Martohet ish reprezentuesi i Kosovës! Kjo vajzë ia mori zemrën Dalladakut 

Hendboll

Martohet ish reprezentuesi i Kosovës! Kjo vajzë ia mori zemrën Dalladakut 

Nga: K. Goca Më: 17 korrik 2025 Në ora: 16:53
Herolinda Kadriu e Blendi Dalladaku

I qetë e luftarak në fushën e lojës.

Shkroi historinë me kombëtaren e Kosovës U-21 në hendboll me pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror në vitin 2019, që u mbajt në Spanjë.

Është fjala për hendbollistin Blendi Dalladaku i cili një kohë u paraqit me sukses për ekipin HBCN Nantes të Francës dhe e veshi fanellën e kombëtares së Kosovës U-21.

Image

Blendi Dalladaku në veprim

Blendi u paraqit në rolin e pivotit dhe kishte treguar cilësi në petkun e Kosovës U-21 në Spanjë!

Herolinda Kadriu është vajza që ia mori zemrën Blendi Dalladakut. 

Image

Sportisti Dalladaku do të martohet gjatë fundjavës përkatësisht të shtunën.

Dalladaku tha se do të jetë një dasëm ashtu sipas traditave shqiptare dhe do të mbahet ë restorantin “Berisha”.

Ndryshe Dalladaku sot është instruktor rajonal i gjyqtarëve të rinj të hendbollit në Francë.

Ai ka një pjesë të bukur e të paharrueshme si hendbollist në petkun e Kosovës U-21.

Babai i tij, Mehdiu, është dashamirë i hendbollit dhe sportit në përgjithësi dhe kontribues në kohërat më të vështira, në vitet e 90-ta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat