Kosova U19 fillon grumbullimin e radhës, tri miqësore me Kuvajtin

Hendboll

Kosova U19 fillon grumbullimin e radhës, tri miqësore me Kuvajtin

Më: 22 korrik 2025 Në ora: 11:16
Pamje

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka nisur sot grumbullimin e radhës në kuadër të përgatitjeve për Kampionat Botëror.

Kombëtarja është grumbulluar në Prishtinë, ku do të qëndrojë deri sa të udhëtojë për në Slloveni.

Në qytetin slloven Velenje, djemtë tanë do t'i zhvillojnë tri ndeshje kontrolluese me Kuvajtin U19.

Miqësorja e parë është më 25 korrik, e dyta më 27 dhe e treta më 29 korrik.

Këto miqësore i shërbejnë kryetrajnerit Fatmir Muhaxheri dhe shtabit teknik për përgatitje sa më të mirë të ekipit për Botëror.

Forma e lojtarëve është e mirë, ndërsa përkushtimi i djemve tanë maksimal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat