Motrat Shqipe e Emine Bislimi, dikur hendbolliste të dëshmuara, që lanë gjurmë në sportin e Kosovës.
Motrat Bislimi kanë qenë shembull në fushë e jashtë saj.
Shqipe Bislimi është hendbollistja më e mirë që e ka pas qyteti i Ferizajt që kur ekziston hendbolli dhe ndër më të mirat në Kosovë.
Këtë e thonë edhe njohësit e hendbollit në Ferizaj.
Shqipja gjatë viteve të 80-ta ka pas efikasitet të lartë, duke shënuar 20 gola në një ndeshje dhe shuml herë nga 17-18 gola.
Një qendër e papërsëritshme.
Një profil si Shqipja, që nga vitet e 80-ta as që ka pas qyteti i Ferizajt.
Pas luftës, që nga vjeshta e vitit 1999 e deri më sot, sipas njohësve të hendbolit në Ferizaj, e pa konkurrencë ka qenë Bellma Beba, shqiptarja nga Gostivari.
Një profil si Shqipe Bislimi dhe Bellma Beba, Kastrioti i Ferizajt asnjëherë nuk i ka pas në histori.
Pas Shqipe Bislimit, si lojtare e pakrahasueshme padyshim vjen Bellma Beba në tempullin e hendbollit ferizajas.
Foto Eminja - majtas e Shqipja - djathtas