Mehdi Zabërgja është kryetrajner i ri i klubit të hendbollit KEK-u nga Kastrioti (femrat).
Zabërgja jep dorëheqje nga ekpi i kadeteve të Samadrexhës, me të cilën dolën kampione e Kosovës, për t’ju bashkuar KEK-ut.
Zabërgja me punën që bëri edhe rezultatet ishin fantastike të ekipit të kadeteve.

Samadrexha - kadetet
“Besoj se unë edhe si lojtar aktiv e kam dhënë maksimumin po edhe si trajner të meshkujt edhe të femrat.
Jam munduar t’i ndihmoj klubit kur ka qenë nevoja”, thotë Zabërgja për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Zabërgjës i ka mbetur hatri në kryesinë e klubti, e cila asnjëherë nuk i ka besuar punën tek senioret.
“Në 3 vitet e fundit, kjo kryesi nuk kanë besim në mua duke angazhua trajner nga jashtë, por, fatkeqësisht pa fitua as titull as kupë.
Në 3 vitet e fundit me kadete jam bërë kampion dhe i vetmi titull”, ka përfunduar Zabërgja.