Ish portieri i gjeneratës së artë të hendbollit, ish Borcit të Ferizajt, Nexhdet Dobroshi, aktualisht trajner i portierëve të kombëtares së Kosovës U-19 (meshkujt), tha se Izet Gjinovci jo vetëm si sekretar i përgjithshëm ka qenë alfa dhe omega e hendbollit.
“Izet Gjinovci ka qenë punëtor i palodhshëm, me një vullnet të madh për punën rreth hendbollit, gjithnjë afër klubeve, sidomos klubet kur ishin në krizë financiare.
Motivi i tij edhe te lojtarët ka qenë pozitiv pa kursye edhe mjetet materiale familjare vetem te mos mungon asgjë hendbollit, mbështetës edhe në kohën e okupimit dhe mbas okupimit të dy kryetarëve të FHK-së, Mexhit Devajës dhe Eugen Saraçinit.
Protagonist në ndërkombëtarizimin e FHK-së.
Deri në frymen e fundit i qoftë dheu i lehtë e u prehtë në paqe”, ka deklaruar Dobroshi.