Trepça e Mitrovicës me kryetrajnerin Taib Kabashi nuk e kanë ndërmend të bëjnë gjumin e ariut polar por qysh tani janë në ofensivë që të kompletohen e përforcohen për edicionin e ri.
Klubi me renome ka aspirata që të kthehen në mesin e skuadrave më të mira, në luftë për titull dhe Kupën e Kosovës.
“Fillojmë me përforcime për edicionin e ri garues.
Kemi siguruar shërbimet e dy hendbollistëve të huaj, që e njohin mirë ligën tonë.
Bëhet fjalë për lojtarin brazilian Mateus Henrique dhe portierin danez Mike Rahbek.
Puna vazhdon për të formuar skuadër sa më garuese”, njofton KH Trepça.