Duket e pabesueshme, por plot 22 mijë e 150 shikues ishin në ndeshjen mes Spanjës dhe Egjiptit në Botërorin U19 në Kajro.
"Pjesë e kësaj ngjarjeje që po thyen rekorde ishte edhe Kombëtarja jonë.
Kosova U19 përfundoi e 24-ta prej 32 ekipeve kombëtare pjesëmarrëse.
Ndeshjen për vend të 23-të e humbi në penallti.
Botërori U19 përfundon të dielën. Në finale përballen Spanja e Gjermania", njofton FHK.