Legjenda e hendbollit Sefedin Reçica është pritur nga kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu
Gjatë këtij takimi biseduan për hendbollin dhe gjeneratën e artë të Borcit të Ferizajt në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.
Reçica aktualisht jeton e vepron në Belgjikë.
“Hendbolli - krenaria e Ferizajt, identifikohet me një nga emrat që la gjurmë të pashlyeshme e bëri historinë në këtë sport, me legjendën e hendbollit, Sefedin Reçica, me të cilin biseda ka gjithnjë shije të veçantë”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.