Besim Qerimi me shokë e kishte shembur Cërvena Zvezdën e Beogradit! Palestra vlonte nga shikueshmëria  

Hendboll

Besim Qerimi me shokë e kishte shembur Cërvena Zvezdën e Beogradit! Palestra vlonte nga shikueshmëria  

Nga: K.Goca Më: 26 gusht 2025 Në ora: 17:17
Besim Qerimi

Besim Qerimi dhe gjenerata e papërsëritshme e hendbollit të Kosovës, edhe sot është në kujtesën e gjeneratës së mesme dhe të vjetër!

Është gjenerata e viteve të 70-ta dhe të 80-ta!

Duhet veçuar gjeneratën e edicionit 1987-1988 të Borcit të Ferizajt (sot Kastrioti) siç quhej atëkohë, ku me lojëra dhe rezultate fascinoi të gjithë, saqë në javën e shtatë ishin edhe lider në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë!

Gjeneratë që shkëlqente duke gjunjëzuar ekipet e njohura të asaj kohe të ligës më të forte në botë.

Cërvena Zvezda e Beogradit pësoi humbje të rëndë në Ferizaj, me rezultat 26:20 nga ekipi ferizajas në kuadër të javës së 9-të.

Ndeshja ishte zhvilluar të shtunën në mbrëmje (më 10 tetor, 1987) në palestrën e sportit “Rinia”. 

Të pranishëm rreth 4 mijë shikues, palestra vlonte nga shikueshmëria e madhe atmosfera e zjarrtë.  

Besim Qerimi me shokë ishin të papërmbajtshëm duke ngritur në këmbë rreth 4 mijë shikues në palestrën “Rinia” (sot “Bill Clinton”).  

Qerimi u shqua me 7 gola, krah i fortë i tij padyshim ishte Aziz Makiq, Bujar Qerimi, Hasan Bajrami, Basri Tupella, portieri Dragan Mlladenoviq, Sefedin Reçica, Afrim Rexhepi, portieri Misret Maliqi etj.

 Pas javës së 9-të Medveshçaku i Zagrebit kryesonte me 14 pikë, pasonin Borci i Ferizajt me 13, Metaloplastika e Shabacit 13, Cërvenka 13 pikë dhe C. Zvezda ishte në vend të nëntë me 8 pikë.

Borci i Ferizajt – Cëvena Zvezda 26:20

Palestra e Sportit “Rinia” në Ferizaj.
Shikues: 4.000.
Përjashtime: Bo.  4 minuta e C. Zvezda 6 minuta. 
Shtatëshet: Bo 1 (2) - C. Zvezda 1:2).
Borci: Mlladenoviq, Hasan Bajrami 1, Basri Tupella 3, Koprivica. Besim Qerimi 7, Sefedin Reçica, Bovan, Ratomir Tomoviq 1, Bujar Qerimi 6, Afrim Rexhepi, Aziz Makiqi 8 dhe Misret Maliqi,
Cërvena Zvezda: Stojanoviq, Novakoviq 2, Nenadoviq, Çajiq 1, Nenadiq 4, Dimitrijeviq 3, Davidoviq, Bllagojeviq 2, Butulija 8, Jevremoviq, Vasileviq dhe Periq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat