Istogu nuk ndalet me përforcime ndërkombëtare

Hendboll

Istogu nuk ndalet me përforcime ndërkombëtare

Nga: K.G. Më: 30 gusht 2025 Në ora: 14:46
Farida ElSharkawy

Kampionja dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu, nuk ka të ndalur me përforcime për edicionin e ri në Kampionatin e Kosovës dhe për garat ndërkombëtare.  

Hendbollistja nga Egjipti, Farida ElSharkawy, është përforcimi i radhës, duke e bërë këtë skuadër edhe më të frikshme për rivalet tjera.

“Egjiptiania Farida ElSharkawy është anëtare e kombëtares së Egjiptit dhe vjen nga skuadra e njohur sportive e këtij vendi, Zamalek, kampioni i shumëfishtë i Egjiptit.

ElSharkawy luan në pozitat e anësores së majtë “LË”. Istogaset me ElSharkawy kanë mbyllur rosterin e transferimeve nga jashtë vendit, por skuadrës pritet t’i bashkohen hendbolliste vendore.

Me këtë transfer, Istogaset nga kjo javë janë të kompletuara për përgatitjet për fillimin e edicionit të ri, si në garat vendore ashtu edhe ato evropiane”, njofton KHF Istogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat