Arjeta Maloku: Fatkeqësisht, sot ekipi ynë gjendet në një udhëkryq

Hendboll

Arjeta Maloku: Fatkeqësisht, sot ekipi ynë gjendet në një udhëkryq

Nga: K.G. Më: 10 shtator 2025 Në ora: 15:57
Vushtrria

Hendbollistja Arjeta Maloku shpreh shqetësimin e saj me fatin e klubit Vushtrria. 

KHF Vushtrria është në një situatë të rëndë dhe nëse vazhdon kjo gjendje edhe mund të shuhet.

“Sot nuk flas vetëm si një lojtare, por si pjesë e një familjeje që quhet Vushtrria. Ne kemi luajtur me zemër, kemi fituar ndeshje, kemi humbur të tjera, por mbi të gjitha kemi fituar përvojë, miqësi dhe krenari për qytetin tonë.

Fatkeqësisht, sot ekipi ynë gjendet në një udhëkryq.

Pa mbështetje financiare, pa kushte të duhura, rrezikojmë të shuhemi. Dhe me shuarjen e ekipit tonë, nuk shuhet vetëm një sport, shuhet ëndrra e shumë të rinjve, shuhet një mundësi e shëndetshme për gjeneratat e ardhshme.

Ne nuk kërkojmë luks, por mbështetje për të vazhduar. Ne besojmë se sporti është investim në rininë, shëndetin dhe krenarinë e qytetit tonë.

Për secilin që e do këtë qytet, të mos na lënë vetëm. Sepse hendbolli nuk është vetëm lojë, është pasion, sakrificë dhe një histori që nuk duhet të mbarojë këtu.

Le ta mbajmë këtë ekip gjallë. Le të tregojmë se kur luajmë bashkë, fitojmë të gjithë”, ka shkruar Maloku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat