Rahoveci është fitues i Superkupës së Kosovës në hendboll.
Rahoveci shënuan fitore me rezultat 31:30 (17:16) ndaj Rahovecit, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Rreth 1500 shikues panë lojë të mirë mes Rahovecit e Kastriotit.

Rahoveci
Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit.
Rezultati i ngushtë deri në sekondën e fundit.

Pamje nga finalja
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 17:16 në të mirë të Rahovecit.
Pjesa e dytë ishte kaptinë në vete.
Kastrioti pati seri 3:0 duke barazuar rezultatin (17:17) e pastaj kaloi në epërsi me dy gola (17:19) në minutën e 32-të.
Kampioni mobilizohet dhe ka barazuar (20:20) në minutën e 37-të.
Kastrioti me lojë më të mirë doli në epërsi me 3 gola (20:23) në minutën e 41-të.
Rahoveci shtrëngoi radhët duke barazuar rezultatin 26:26 në minutën e 50-të.
Në minutën e 56-të Rahoveci kaloi në epërsi me 29:28 duke shkaktuar presion të madh tek fituesi i Kupës së Kosovës.
Kjo epërsi përmbyset pas një minute (29:30).
Pas një drame të madhe, Rahoveci ka shënuar fitore me rezultat 31:30 ndaj kampionit.
Arbios Mushkolaj ishte më efikasi te Rahoveci me shtatë gola.
Ardit Tafilaj i shënoi pesë gola, ndërsa nga katër i shtuan Mali Luzha e Hamdi Salihu.
Me disa pritje në momente vendimtare u dallua edhe Arbër Curri.
Te Kastrioti më efikasi ishte Festim Mustafa me tetë gola. Gjashtë i kishte Adonit Isufi e pesë Beni Sula. Me pritje u dalluan Dardan Dugolli e Wadi Chebbi.
Trofeun e Superkupës kapitenit të Rahovecit, Egzon Gjukës ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.