Hendbollistjja Dijana Ujkiq sot bëri diferencën në finalen e Superkupës së Kosovës në hendboll.
Alo e djathtë, Dijana Ujkiq, ka treguar se është në formë më të mirë.
Hendbollistja më e mirë shqiptare në histori, që ka luajtur në nivelet më të larta të Champions League, në
Kampionatin Botëror dhe Kampionatin Evropian, ish reprezentuese e kombëtares së Malit të Zi, sot ka dëshmuar se është ajo e para shumë viteve, në top formë.
Falë lojës së saj, bëri diferencën dhe me 9 golat e realizuara, Istogu e shkatërroi me rezultat 39:31 Ferizajn, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton”.
Dijana shprehet krenare duke thënë për gazetën kombëtare “Bota sot” se “ky trofe është shumë i bukur’.
Është krenare që Istogut i solli trofeun e 14-të në histori (5 tituj kampioni, 6 Kupa të Kosovës dhe 3 Superkupa).