Istogu do të përballet me Prishtinën në ndeshjen e mbetur të javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Ndeshja ishte shtyrë me arsyetimin se Prishtina mori pjesë në një turne të hendbollit në shtetin malazez.
Istogu – Prishtina luhet sonte në orën 19:00 në palestrën e “Dresha” në Banjë.
Hendbollistja më e mirë shqiptare, DIjana Ujkiq, pritet ta ketë fjalën kryesore në petkun e Istogut, kampiones në fuqi.
“Sonte në palestrën sportive “Dresha” në Banjë zhvillohet ndeshja e parë e javës së parë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat), ku përballen dy prej skuadrave më të trofeshme dhe më të suksesshme të hendbollit tonë – Istogu dhe Prishtina”, shkruan në faqen e KHF Istogu.