Istogu në festë, kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës Evropiane 

Hendboll

Istogu në festë, kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës Evropiane 

Nga: K.Goca Më: 5 tetor 2025 Në ora: 20:34
Istogu

Kampionja e Kosovës, Istogu, është kualifikuar në rrethin e tretë të Kupës Evropiane në hendboll.

Vashat e Istogut me kryetrajnerin Faruk Sjala festojnë këtë kualifikim.

Istogu e ka eliminuar ekipin nga Greqia, AEP Panoarama.

Në ndeshjen e sotme barazuan 28:28 (16:15), por Istogu falë fitores në takimin e parë me 39:31 kualifikohen më tej.

Istogu ruan nderin e ekipeve të Kosovës në garat evropiane, për faktin se Shqiponja, Samadrexha dhe Ferizaj janë eliminuar nga kjo garë.

Përballja e sotme në palestrën në Banjë të Istogut, u karakterizua me rivalitet nga fillimi e deri në fund
Istogu e mbylli pjesën e parë me një gol epërsi (16:15),.

Istogu e nisi furishëm me rezultat 3:0 por në minutat vijues mysafirët konsoliduan radhët duke sfiduar vendasit.

Në minutën e 43-të Istogu ishte në epërsi me një gol (21:20) dhe pastaj barazohet (21:21).

Në minutën e 50-të Istogu rriti epërsinë në tre gola (25:22) dhe barazohet në 28:28 dy minuta pa përfunduar sfida, me të cilin rezultat mbyllet takimi. 

Te Istogu u dalluan Christiny Aragon me 9 gola, Joendie Balotinelle me 8 dhe të ekipi grek Eleftheria Kouklotidou me 6 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat