Ferizaj mposhtet me 25 gola dallim në Salerno të Italisë

Hendboll

Ferizaj mposhtet me 25 gola dallim në Salerno të Italisë

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 20:37
Pamje nga një ndeshje

Ferizaj e ka përfunduar paraqitjen në EHF European Cup.

Në kuadër të raundit të dytë, ferizajaset i luajtën në fundjavë dy ndeshje në Itali me skuadrën Jomi Salerno.

Pas humbjes së pësuar të shtunën , Ferizaj të dielën pësoi me rezultat 44:19.

Elsa Kongjeli i realizoi tetë gola për Ferizajn. Lorena Matarova i shënoi tri gola, kurse nga dy i kishin Albulena Kelmendi, Luljeta Sopjani e Shkurte Mehmeti.

Ferizaj tani i kthehet garës në Superligë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat