Klubi i hendbollit Istogu ka shënuar rritje historike në ranglistën evropiane (femrat).
Kjo është ngritja më e lartë për një klub nga Kosova dhe që e lartëson edhe hendbollin e Kosovës.
Fitorja e fundit e kampiones së Kosovës (39:31) dhe barazimi (28:28) me Panoramën greke, e ka ngritur nga vendi 75-të në të 59-tin.
Kjo ngritje është falë lojërave të mira të vashave të kryetrajneritFaruk Shala.
Ranglistës i prin skuadra hungareze Gyori me 746 pikë, pasojnë Team Esbjerg me 677, Metz 650, Odense 616, Ferencvaros 548 pikë e Istogu është në vend të 59-të me 69 pikë sa ka edhe Paris 92 që gjendet në të 58-tin.
Të martën është tërhequr edhe shorti për raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste.
Në këtë raund garash paraqitet edhe kampioni i Kosovës, Istogu.
Istogu do të përballet me skuadrën e njohur portugeze, Madeira Andebol SAD.