Basholli: PAOK ka një buxhet afër 1 milion euro

Hendboll

Basholli: PAOK ka një buxhet afër 1 milion euro

Nga: K.G. Më: 7 tetor 2025 Në ora: 20:09
Samadrexha

Samadrexha është eliminuar nga Kupa Evropiane dhe tani tërësisht forcat i ka të përqendruar në garat e Kosovës në hendboll.

Sipas kryetarit të KHF Samadrexhës, Besnik Bashollit, kryetari i klubit te PAOK-ut, i ka përgëzuar për luftën që kanë treguar vajzat e tij sidomos në ndeshjen e parë. 

“PAOK ka një buxhet afër 1 milion euro dhe deri në minutën e 50-të ishte vetëm +4 gola”, tha Basholli,

Samadrexhës i sillet buxhetit 70-80 mijë euro.

PAOK e ka fituar takimin e parë me 38:28, ndërsa të dytin edhe më bindshëm, 34:20.

Samadrexha është eliminuar në rrethin e dytë të Kupës Evropiane..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat