Rahoveci mposhtet me 7 gola diferencë në ndeshjen e parë në Luksemburg

Hendboll

Rahoveci mposhtet me 7 gola diferencë në ndeshjen e parë në Luksemburg

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 00:22
Pamje nga ndeshja

Kampioni i Kosovës në hendboll, Rahoveci, e ka luajtur të premten mbrëma ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Në Luksemburg, Rahoveci humbi 41:34 nga Dudelange.

“Vreshtarët” nisën mirë, ndërsa shpejt loja u bë e barabartë.

Më pas ishin lojtarët e Dudelanges që kaluan në epërsi.

Në fund të pjesës së parë ekipi luksemburgas ishte në epërsi prej dy golave, 18:16.

Pas minutës së 40-të Dudelange nisi shkëputjen më të madhe në rezultat për fitore 41:34 në fund. 

Rahoveci është paraqitur pa lojtarin më të mirë, Egzon Gjuka, që është i lënduar. 

Arbios Mushkolaj i shënoi 11 gola për Rahovecin. Shtatë i realizoi Mali Luzha, ndërsa nga katër i kishin Vlerson Zherka e Rron Ramadani. Tetë pritje i kishte Arbër Curri.

Ndeshja e dytë mes Rahovecit e Dudelanges zhvillohet të shtunën prej orës 20:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat