KHF Vëllaznimi rikthehet

Hendboll

KHF Vëllaznimi rikthehet

Nga: K.G. Më: 16 tetor 2025 Në ora: 20:36
KHF Vëllaznimi

KHF Vëllaznimi nga Gjakova (femrat) i rikthehet garave pas një viti pauzë.

Klubi i hendbollit pauzoi për shkak të krizës që u ballafaqua.

“Pas një viti mos pjesëmarrje në garat e Federatës Hendbollit të Kosovës këtë vikend po rikthehemi në gara të ligës së Parë.

Pas një këmbëngulje te fuqishme, të kryetarit te Federatës Edin Kolgeci si dhe Sekretartit të përgjithshëm Muhamet Arifi të cilët i falënderojmë për përkrahje, profesorit Gazmir Pozhegu i cili po bën një punë të madhe si dhe kryesia e klubit të hendbollit Vëllaznimi Meshkujt.

Ju falënderojmë secilin një nga një!

Në të njeten kohë shpresojmë që edhe organet komunale do të na ndihmojnë në rrugëtimin tonë të ri!

Na prift e mbara!”, njofton KHF Vëllaznimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat