Beqiri, delegat në ndeshjen Sllovenia - Belgjika

Hendboll

Beqiri, delegat në ndeshjen Sllovenia - Belgjika

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 22:23
Eshref Beqiri në mes

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eshref Beqiri, vazhdon përfaqësimin e rregullt në skenën evropiane.

Të mërkurën, Beqiri ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen mes Sllovenisë dhe Belgjikës.

Ndeshja i takoi fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2026. Fitore me rezultat 29:22 shënoi Sllovenia.

Pos në kualifikime, Beqiri prezantohet rregullisht edhe në ndeshje të kupave evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat