Vetëm një ndeshje ka qenë mbrëmë dhe asgjë më shumë!
Asgjë nuk ka përfunduar sa i përket kualifikimit në rrethin e tretë të Kupës Evropiane në hendboll (meshkujt).
Kastrioti i Ferizajt zotohet për përmbysje të madhe ndaj ekipit nga Luksemburgu, Differdange.
Ndeshjen e parë e fitoi mbrëmë Differdange me rezultat 31:28.
Kryetari i KH Kastriotit, Fisnik Jashari, premton spektakël në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj. Ndeshja luhet sonte në orën 20.00.
Kastrioti më i etur se kurrë, më i motivuar se kurrë, me fjalën besa besë zotohen për hakmarrje të madhe ndaj ekipit të Luksemburgut.
“Po, po sonte më shumë se kurrë klubi ynë i zemrës KH Kastrioti ka nevojë për përkrahjen e juaj ferizajas të dashur prania e juaj dhe e tifozëve tanë te zjarrtë “Ultras Ujqit” do jetë motivi dhe forca shtesë për ekipin tonë që të kalojmë në raundin tjetër në garat Europiane.
Lajm i mirë që ndeshja do luhet në shtëpinë tonë në Pallatin e sporteve ‘Bill Clinton’ në Ferizaj, sepse ju dashamirë të hendbollit meritoni një spektakël të nivelit të lartë, andaj mos mungoni dhe ejani ta mbushim Palestrën.
Forca Kastriot, krenaria e vërtetë e Qytetit”, ka shkruar Jashari në profilin e tij në facebook.