Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbjen e dytë rresht në kuadër të Grupit 1 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në hendboll.
Kroacia ka shënuar fitore me rezultat 32:22 (14:13) ndaj Kosovës, në ndeshjen që u zhvillua para rresh një mijë shikuesve në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në minutën e 7-të Kosova ishte në epërsi me 4:2, pastaj me 6:4, por me kalimin e minutave kroatet konsoliduan radhët dhe përfituan dhe nga disa gabime të Dardaneve, duke barazuar (9:9).

Pjesa e parë mbyllet me një gol epërsi (13:14) në favor të kroateve.
Portierja Aurora Kryeziu ishte figura qendrore e 30 minutave të para, por jo edhe në pjesën e dytë.
Pjesa e dytë ishte ndryshe krahasuar nga e para, për faktin se kroatet treguan më shumë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe ngriten epërsinë në 6 gola (18:24) në minutën e 37-të.
Gjithçka ishte e qartë në minutën e 55-të kur Kroacia shtoi epërsinë në 10 gola (20:30).
Kroatet triumfuan me rezultat të thellë (32:22) ndaj Dardaneve.
Franca kryeson me 4 pikë, e ndjekur nga Kroacia me 4, Finlanda 0 dhe Kosova është në fund me 0 sosh.
Tina Barishiq ka qenë lojtarja më e dalluar e kësaj përballje, duke shënuar gjithsej 12 gola, e ndihmuar nga Andra Shimara me 5, Dejana Millosavleviq 3, Katarina Pavlloviq 3 etj.
Ndërsa Merlinda Qorraj me 6 gola është më efikasja tek kombëtarja jonë, e ndihmuar nga Tina Hetemi 3, Aurora Krasniqi 3, Mirjeta Bytyqi 3, Elvina Qorraj 3 gola, etj.