Vazhdon gara në Superligën e hendbollisteve

Hendboll

Vazhdon gara në Superligën e hendbollisteve

Më: 21 tetor 2025 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Pas ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, këtë mesjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Në program është xhiroja e katërt. 

Ndeshja e parë zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00 në Pejë.

Takohen Besa dhe Tereza, ndërsa pritet ndeshje interesante. 

Tereza e ka një fitore e një humbje, ndërsa Besa ka humbur tri ndeshjet e deritashme.

Të enjten janë tri ndeshje të tjera. Kampioni Istogu luan në udhëtim tek Ulpiana dhe vlerësohet favorit. Kjo ndeshje fillon në ora 19:00.

Në termin të njëjtë është edhe takimi Shqiponja – Samadrexha. Kjo pritet të jetë ndeshja më interesante e xhiros. Zhvillohet në Gjakovë.

Prej orës 18:00 takohen Kastrioti e Prishtina.

Para ndeshjeve të ekipeve seniore zhvillohen ndeshjet e kadeteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat