Kosova fiton ndaj Britanisë së Madhe, bën hapin e madh drejt kualifikimit 

Hendboll

Kosova fiton ndaj Britanisë së Madhe, bën hapin e madh drejt kualifikimit 

Nga: K.Goca Më: 29 tetor 2025 Në ora: 19:32
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në Arenën e sportit në Derby.

Dardanët e mposhtën me rezultat 32:26 (15:11) Britaninë e Madhe, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.

Jesper Ostlund selektor i ri i Kosovës, e nisi me fitore.

Kosova udhëhoqi me 0:1! 

Britanikët patën një seri 5:0, duke udhëhequr me 5:1, por kjo epërsi u shkri shpejt.

Djelmoshat tanë barazuan 5:5, udhëhiqen me 5:6, 9:12, 10:13 e 10:15 në minutën e 28-të.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat 11:15 në favor të Kosovës.

Në minutën e 39-të rezultati ngushtohet në 18:19.

Megjithatë Kosova shkëputet sërish në epërsi me 5 gola (18:23) në minutën e 47-të.

Djelmoshat tanë ngadhënjejnë me rezultat 32:26 ndaj britanikëve.

Për Kosovën shënuan: Leonard Gegaj 9 gola, i ndihmuar nga Olsi Mulaj me 5, Drenit Tahirukaj 5, Drilon Tahirukaj 5, Lulzim Shabani 4, Muhamet Durmishi 2, Ardit Tafilaj 1, Lionel Mirdita 1.

Tek vendasit Francisco Pereira ishte më efikasi me 5 gola së bashke me Daniel Christy e Max Plumridge, secili realizoi nga 4 gola.

Ndeshja e kthimit është të dielën nga ora 17:15 në Prishtinë. Kombëtarja më e mirë pas dy ndeshjeve avancon në raundin e dytë kualifikues për Botërorin 2027.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat