Qerimi e Dobroshi, sërish bashkë

Hendboll

Qerimi e Dobroshi, sërish bashkë

Nga: K.G. Më: 30 tetor 2025 Në ora: 13:50
Pamje

Dikur luanin në gjeneratën e artë të klubit të hendbollit Borci nga Ferizaj siç quhej në vitet e para 90-tës.

Legjenda Nexhdet Dobroshi dhe Bujar Qerimi, sërish së bashku jo si lojtarë, por trajnerë.

Dobroshi, ish portier i mirënjohur, punon se bashku me Bujar Qerimin në kombëtaren e Kosovës U-18 (meshkujt).

Dobroshi është trajner i portierëve dhe Bujar Qerimi kordinator.

Sërish së bashku pas mbi katër dekada e gjysmë apo pas 46 viteve. 

Emocione nuk kanë fund, as njëri dhe as tjetri nuk i besojnë syve se prapë janë bashkë pas një kohe të gjatë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat