Shqiponja e Gjakovës ballëlart në javën e gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Shqiponja fitoi në Gjakovë ndaj Terezës së Obiliqit me rezultatin 43:31. Ana Carolini Gonçalves i shënoi dhjetë gola për Shqiponjën. Nëntë i kishte Juleidt Lourençao, ndërsa tetë Alma Nivokazi.
Te Tereza më efikasja ishte Kaltrina Paci me nëntë gola. Shtatë i shënoi Melike Ipçi.
Për Shqiponjën ishte fitorja e katërt. Tereza e pësoi humbjen e dytë.