Gjeneratat e mesme dhe të vjetra, shpesh herë flasin me nostalgji për kohën e legjendës së hendbollit Hasan Bajrami.
Hasan Bajrami, me shokë shkaktoi tronditje në klubet e Republikave ish jugosllave, si ndaj kroatëve, serbëve, maqedonasve, boshnjakëve e malazezëve.
Kur flitet për Hasan Bajramin, gjeneratat vjetra e të mesme, emocionohen për brezin e artë.

Emocionohen për mjeshtrin e lojës së Hasan Bajramit, duke thënë: “Nuk ka pas hendbollist më të kompletuar, mënyrë si luante e çonte në këmbë tërë publikun në palestrën e sportit në Ferizaj”.
Ka qenë hendbollist me shtatë zemra!
Edhe legjenda e hendbollit, Aziz Makiqi, disa herë, më kishte thënë: “Hasan Bajrami ka qenë xhoker i lojës, mbrojtje dhe në sulm. Kur e kishin Hasan Bajramin, nuk e kishim telashe as mbrojtjen e as sulmin”.
17 tetori në vitin 1987, ditë e shtunë e ditë tregu si gjithmonë në qytetin e Ferizajt, njerëzit nguteshin për t’i blerë gjërat për shtëpi, sepse e kishin të rezervuar biletën për ndeshjen e madhe dhe mezi prisnin të shkonin në mbrëmje në palestrën e sportit “Rinia” siç quhej në atëkohë.
Nuk kishte bileta, të shitura të gjitha.
Mbrëmje spektakolare, mbi 3 mijë shikues, gati sa u shemb palestra nga atmosfera dhe loja brilante e Hasan Bajramit me shokë.
Dhjetë golat e Hasan Bajramit që tronditën Jugoviqin e Kaçit nga krahina e Vojvodinës. Luhej minuta e 40-të, rezultati 20:13 në të mirë të Borcit të Ferizajt siç quhej në atëkohë, në anën tjetër jehonte kënga e brohoritjet, atmosferë brilante.
Saqë edhe trajneri i Jugoviqit, Seke. ishte i mahnitur, duke thënë: “Falënderoj publikun ferizajas”.
Ndeshja u mbyllë me rezultat të ngushtë 31:30 në të mirë të ferizajasve.
Hasan Bajrami si “tornado”, i cili nuk e kishte shoqin, sulm e mbrojtje, së bashku me Aziz Makiqin (ky i fundit 10 minuta pa filluar sfida, vendosi të luante).
Pas javës së 11-të, Metaloplastika e Shabacit kryesonte me 16 pikë, sa kishte edhe Medveshçaku i Zagrebit, Borci i Ferizajt renditej në vend të tretë me 15 pikë (7 fitore, 1 barazim e 3 humbje).
Borci – Jugoviq 31:30 (12:11)
Palestra e sportit “Rinia”, sot “Bill Clinton” në Ferizaj.
Shikues: Mbi 3.000.
Gjyqtar: Jovo Popoviq (Duboj) e Millan Petroviq (Beogradi).
Shtatëshet: Bo. 3 (2) - Ju. 4 (3).
Borci: Mlladenoviq, Hasan Bajrami 10, Basri Tupella, Koprivica, Besim Qerimi 5, Sefedin Reçica 1, Bovan,, Tomoviq 1 Bujar Qerimi 1, Afrim Rexhepi 3, Aziz Makiqi 10 dhe Misret Maliqi.
Jugoviq: Hodik, Miliq, Lluburiq 2, Shkërbiq 1, Z. Kurtesh, G. Kurtesh, Çaviq 12, Dejabovuq 5, Beker 4, Vukovac 5, Stojkovac 1 de Kastratorivq.