Dy rivalët e përbetuar të pas luftës, Kastrioti i Ferizajt dhe Besa Famgas e Pejës, nesër mbrëma do të ndeshen në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Cila do të jetë më e fortë?
Gjithçka do të dihet në përballjen e nesërme e cila luhet nga ora 19.00.
Ndehsje e vlefshme e javës së nëntë të elitës së hendbollit të Kosovës.
Është derbi i madh mes dy rivalëve të përbetuar.
“Të shtunën na pret një super sfidë në shtëpinë tonë!
KH Kastrioti përballet me KH Besa Famgas në një ndeshje ku çdo minutë vlen!
Tribuna plot. Hyrja falas
Të gjithë bashkë për ekipin tonë!
Ferizaj, e shtuna është e jona”, thuhet në njoftimin e klubit Kastrioti.