Faruk Shala tubon hendbollistet e kombëtares së Kosovës U-17

Hendboll

Faruk Shala tubon hendbollistet e kombëtares së Kosovës U-17

Nga: K.G. Më: 23 nëntor 2025 Në ora: 12:56
Kombëtarja e Kosovës U-17

Fillojnë përgatitjet me synime për rezultate sa më të mira.

Selektori i Kombëtares së Kosovës U-17, Faruk Shala, synon që të përgatiten maksimalisht për sfidat që i kanë para vetes.

“Filluan përgatitjet e Kosovës U17 në prag të IHF Trophy për Zonën Evropiane.

Kombëtarja jonë është grumbulluar në Prishtinë, ku edhe mbahet kjo ngjarje ndërkombëtare e hendbollit.

Ndeshjet e para janë të mërkurën”, njofton FHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat