Skandal i madh në Beograd, fyejnë kroatët dhe përmendin shqiptarët

Hendboll

Skandal i madh në Beograd, fyejnë kroatët dhe përmendin shqiptarët

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 12:43
Pamje nga ndeshja

Tifozët famëkeq serbë vazhdojnë të bëjnë skandale në tribuna të ngjarjeve sportive.

Diçka e tillë ndodhi edhe mbrëmë në ndeshjen e hendbollit mes Partizanit dhe ekipit kroat, Nexes, e vlefshme për Europa Leagues.

Mediumi kroat “index.hr” ka shrkuar për turpin e tifozëve famëkeq të Partizanit, “Grobari”, të cilët bëjnë fyerje të shumta, prej tyre edhe ekstreme.

“Mbyte kroatin që shqiptari të mos ketë vëlla”, ishte njëra prej thirrjeve të huliganëve serbë, mbështetës të klubit Partizani nga Beogradi.

Fyerjet ndaj shqiptarëve janë bërë të zakonshme në tribunat ku përfshihen tifozët serbë.

As këtë herë nuk pati ndërprerje të lojës, ndonëse u bënë thirrje dhe fyerje të rënda.

Fyerjet ndaj shqiptarëve janë bërë të zakonshme në tribunat ku përfshihen tifozët serbë.

As këtë herë nuk pati ndërprerje të lojës, ndonëse u bënë thirrje dhe fyerje të rënda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat