Cilat hendbolliste shënuan gola më së shumti në fitoren e Kosovës U-17? 

Hendboll

Cilat hendbolliste shënuan gola më së shumti në fitoren e Kosovës U-17? 

Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 21:21
Kosova

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë po vazhdon IHF Trophy për zonën evropiane, për hendbollistet deri në 17 vjet.

Sot Kombëtarja jonë e 17-vjeçareve luajti ndeshje të rëndësishme me Britaninë e Madhe.

Pas pjesës së parë thuajse të barabartë (11:10), vajzat tona dominuan plotësisht në pjesën e dytë për fitore bindëse, 27:19. 

Image

Për Kombëtaren e Kosovës ishte fitorja e dytë, ndërsa ka edhe një humbje.

Elsa Shala e Rita Hasanaj i shënuan nga katër gola për Kosovën U17.  

Image

Nga tri i kishin Rina Bytyçi, Samanda Konjuhaj, Aurea Konjuvca, Valza Manxhuka dhe Learta Gashi.

Ky kampionat përfundon të dielën. Kombëtarja më e suksesshme avancon në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy.

Ndërkohë Kombëtarja që e fiton IHF Trophy Intercontinental kualifikohet në Kampionatin Botëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat