Bullgaria U-17 kampione e IHF Trophy në Prishtinë 

Hendboll

Bullgaria U-17 kampione e IHF Trophy në Prishtinë 

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 15:35
Pamje nga ndeshja

Me paraqitje bindëse, Bullgaria U17 ka shënuar fitore të thellë ndaj Britanisë së Madhe U17. 

Me këtë fitore bullgaret e reja e kanë siguruar titullin e kampionit në IHF Trophy për zonën evropiane të hendbollit, që u mbajt në Prishtinë. 

“Ndeshja mes Bullgarisë U17 dhe Britanisë së Madhe U17 ishte e parafundit në IHF Trophy për zonën evropiane. 

I dëshirojmë Bullgarisë U17 suksese në fazën ndërkontinentale”, thuhet nga FHK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat