Rahoveci është favorit i madh ndaj Trepçës në Mitrovicë, por mendjen e ka në përballjen me Kastriotin e Ferizajt, ku vendoset edhe kampioni vjeshtor i Kosovës.
Ndeshja luhet nesër (16.00) në palestrën e “Sportit” në Mitrovicë.
Pas javës së 11-të Kastrioti kryeson me 20 pikë, ka dy më shumë se Rahoveci në vendin e dytë.
“Drejt Mitrovicës për triumf.
Udhëtojmë në Mitrovicë për t’u përballur me skuadrën nga ky qytet, Trepça.
Na duhet gjithsesi fitorja, që në ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit në shtëpi, bashkë me sallën plot, t’ kthehemi kreut tabelar dhe të shpallemi kampionë vjeshtorë”, - thuhet në njoftim të klubit Rahoveci.