Florian Rexha shënoi 8 gola, Vëllaznimi i fortë! Besa fiton me rezultat basketbolli 

Hendboll

Florian Rexha shënoi 8 gola, Vëllaznimi i fortë! Besa fiton me rezultat basketbolli 

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 22:33
Vëllaznimi

Të shtunën u luajtën ndeshjet e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Vëllaznimi fitoi në Gjakovë ndaj Vushtrrisë me rezultat 42:31. 

Florian Rexha i shënoi tetë gola për gjakovarët. Me nga shtatë kontribuuan Çlirim Rama e Luigj Kolaj. Të Vushtrria më efikasët ishin Egzon Ademi me nëntë gola dhe Amir Fazliu me tetë.

Besa Famgas fitoi në Pejë ndaj Prishtinës me rezultat bindës, 54:39.

Jon Vokshi i kishte plot 13 gola për Besën. Nga 9 herë konkretizuan Ahmed Khamis e Ahmed Zayan Amr Ali.

Te Prishtina 12 gola i kishte Albi Gjuka e shtatë Enis Kuleta.

Kastrioti mbetet lider me 22 pikë, dy më shumë se Rahoveci. Pason Besa Famgas me 14 pikë nga nëntë ndeshje, ndërsa Vëllaznimi i ka 12 nga 11 ndeshje.

Pasojnë Trepça e Llapi me nga tetë pikë, Prishtina me gjashtë dhe Vushtrria që është në kërkim të pikëve të para.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat