Delegati Hashani dhe dyshja e gjyqtarëve Bujupi, pjesë e rëndësishme e IHF Trophy

Hendboll

Delegati Hashani dhe dyshja e gjyqtarëve Bujupi, pjesë e rëndësishme e IHF Trophy

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 18:11

Pos me ekipet kombëtare, Federata e Hendbollit e Kosovës është përfaqësuar denjësisht në IHF Trophy për zonën evropiane edhe me zyrtarë të ndeshjeve.

Fahredin Hashani ishte delegat i ndeshjeve si në kampionatin e grupmoshës U17 ashtu edhe në atë të grupmoshës U19. 

Ndërkohë Genc e Getoar Bujupi përgjatë dy javëve kanë drejtuar me sukses të plotë shumë ndeshje të rëndësishme të kësaj ngjarjeje ndërkombëtare për hendbollistet e reja.

IHF Trophy për zonën evropiane përfundoi të shtunën.

Të gjitha ndeshjet janë zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Javën e kaluar gara u zhvillua për hendbollistet deri në 17 vjet, ndërsa këtë javë ishte gara e 19-vjeçareve.
IHF Trophy është garë që synim kryesor e ka zhvillimin e mëtejmë të hendbollit. Por po ashtu është ngjarje kualifikuese për Botëror.

Delegati Hashani dhe dyshja Bujupi kanë prezantim të rregullt në skenën ndërkombëtare të hendbollit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat