Besa Famgas e Pejës i shkaktoi një humbje të rëndë Vushtrrisë, duke e mposhtur bindshëm me rezultat 68:24.
Një rezultat që më shumë i ngjan basketbollit sesa hendbollit, me plot 68 gola të shënuar në portën e Vushtrrisë.
Kjo disfatë e thellë e fundos edhe më shumë ekipin vushtrrias, i cili vazhdon të mbetet në fund të tabelës.
Hendbollisti Ahmed Hamed ishte i pandalshëm, duke realizuar gjithsej 18 gola, ndërsa u ndihmua edhe nga Jon Vokshi me 15 gola dhe Deniz Terziqi me 14 sosh.
Te mysafirët, më efikasi ishte Lulzim Sadiku me 6 gola të shënuar.
Pas kësaj fitoreje, Besa Famgas kryeson tabelën me 22 pikë, po aq sa Rahoveci dhe Kastrioti.
Në anën tjetër, Vushtrria mbetet në fund të renditjes me 13 humbje radhazi dhe pa asnjë pikë.