Ja si votoi Hamza Gjuka për hendbollisten e vitit 2025

Hendboll

Ja si votoi Hamza Gjuka për hendbollisten e vitit 2025

Nga: K.Goca Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 11:29
Hamza Gjuka,

Hamza Gjuka, trajner i klubit të hendbollit Besa e Pejës, ka votuar për hendbollisten e vitit 2025 dhe shtatëshen e vitit.

Hamza Gjuka votoi për Tina Hetemin, hendbolliste e Vitit, e cila është lojtare e kampiones vjeshtore Samadrexha dhe reprezentuese e Kosovës. 

Klubi i Istogut është kampione e Kosovës, fituese e Kupës dhe Superkupës së Kosovës dhe i vetmi ekip që u kualifikua në rrethin e tretë të Kupës së Evropës (femrat).

Gjuka ka futur dy lojtare të Istogut në shtatëshen e parë, motrat Ujkiq, Suzanën dhe Dijanën.

Ja si ka votuar Hamza Gjuka

Portierja më e mirë: Selvije Mullakadrija (Ferizaj)
Alo e majtë: Arjeta Imeraj (Tereza)
Fundorja e majtë më e mirë: Kaltrina Paci (Tereza)
Qendra më e mirë: Tina Hetemi (Samadrexha)
Pivotmenja më e mirë: Suzana Ujkiq (Istogu)
Fundorja e djathtë më e mirë: Nikelina Franca (Kastrioti)
Aloja e djathtë më e mirë: Dijana Ujkiq (Istogu)
Hendbollistja më e mirë në mbrojtje: BUrneta Rama (Prishtina)
Hendbollistja më e mirë e vitit: Tina Hetemi (Samadrexha)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat