Kombëtarja e Kosovës i luan dy miqësore në Slloveni

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës i luan dy miqësore në Slloveni

Më: 3 janar 2026 Në ora: 16:55
Kombëtarja A e Kosovës

Federata e Hendbollit e Kosovës fillon menjëherë me aktivitete për vitin 2026.

Javën e ardhshme Kombëtarja A e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të qëndrojë në Slloveni, ku i luan dy ndeshje miqësore.

Miqësoret janë planifikuar nga shtabi teknik i udhëhequr nga selektori Jesper Ostlund, që në ndeshjet e ardhshme garuese ekipit kombëtar të jetë sa më i gatshëm dhe sa më i komponuar.

Kombëtarja jonë të martën mbrëma udhëton për në Lashko të Sllovenisë.

Të enjten, më 8 janar, nga ora 17:00 është miqësorja Kuvajti - Kosova, që luhet po në Lashko.

Ndërkohë të shtunën, më 10 janar, nga ora 11:00, në Rogashka Slatine është miqësorja mes Kosovës dhe Algjerisë.

Për këto miqësore selektori Ostlund pritet të ketë në dispozicion numër më të madh lojtarësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat