Përfundon kampi stërvitor në Slloveni

Hendboll

Përfundon kampi stërvitor në Slloveni

Më: 10 janar 2026 Në ora: 16:40
Kosova

Ka përfunduar të shtunën kampi stërvitor i Kombëtares A të Kosovës në hendboll.

Kombëtarja e Kosovës nga e mërkura ishte e grumbulluar në Lashko të Sllovenisë, ndërsa përzgjedhësi Jesper Ostlund nën urdhra i kishte 18 lojtarë.

Ky grumbullim është shfrytëzuar maksimalisht nga shtabi teknik për të pasur një pasqyrë më të qartë për ekipin kombëtar në prag të ndeshjeve me Bosnjë-Hercegovinën, që i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionat Botëror.

Ndeshje me Bosnjë-Hercegovinën janë më 18 e 22 mars.

Gjatë kampit, Kombëtarja jonë luajti miqësore me Slloveninë U20 dhe kishte stërvitje të përbashkët, që përfshiu edhe lojë, me Kombëtaren e Kuvajtit.

Ndërkohë miqësoren e planifikuar për të shtunën, Kombëtarja e Algjerisë e anuloi për shkak të lëndimeve të shumta te kjo Kombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat